Aktualitet
Konferenca e Kryetarëve/ Deputetët e opozitës bllokojnë seancën, Bardhi “përplaset” me Nikollën

Deputetët e opozitës kanë bllokuar dyert e sallës ku zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Ata nuk lejojnë kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi për të hyrë në ambientet e brendshme.
“Turp të keni që na keni përjashtuar”, dëgjohet midis të tjerash në video.
Deputetët e opozitës pretendojnë se nuk po i lejojnë të futen në asnjë sallë dhe se kolegët e tyre socialistë sipas tij, synojnë të gjejnë salla alternative për të zhvilluar mbledhjen.
#Konferenca #Kryetarëve #Deputetët #opozitës #bllokojnë #seancën #Bardhi #përplaset #Nikollën
Lapsi