Aktualitet
Konferenca e Kryetarëve për buxhetin e vitit 2024, deputet e PD nuk lejojnë fillimin e mbledhjes

Këtë të mërkurë pritet të mblidhet Konferenca e Kryetareve, ku do të diskutohet për Projektbuxhetin e vitit 2024. Ndërkohë deputetët e PD-së nuk kanë lejuar fillimin e mbledhjes.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në kryesi ndodhen edhe deputetët e opozitës. Ata kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre, siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ata kanë shprehur mosdakortësinë edhe me buxhetin e vitit të ardhshëm duke deklaruar se përfshinë pagesa për inceneratorët.
#Konferenca #Kryetarëve #për #buxhetin #vitit #deputet #nuk #lejojnë #fillimin #mbledhjes
Lapsi