Aktualitet
Dhunoi të dashurën dhe abuzoi seksualisht me të, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij dhe ka abuzuar seksualisht me të.
Pas kontrolleve në shtëpinë e të riut, policia ka sekuestruar edhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Gj., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Gjatë kontrollit në banesën e 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
#Dhunoi #të #dashurën #dhe #abuzoi #seksualisht #të #arrestohet #28vjeçari #në #Tiranë
Lapsi