Shëndeti

Aksident tragjik në Korçë, makina përplas për vdekje nxënësen 14 vjeçe

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq.

Mësohet se makina tip “Opel” me targa greke ka përplasur një këmbësore, e cili ka ndërruar jetë në vend. Viktima është 14-vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ku ka shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

“Maliq/Informacion paraprak

Më datë 31.10.2023, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

/f.s

#Aksident #tragjik #në #Korçë #makina #përplas #për #vdekje #nxënësen #vjeçe

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button