Aktualitet
Kandidatët për këshilltarë bashkiakë, Celibashi: Disa nuk e dinë që kandidojnë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se në listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, ka persona që ende nuk e dinë që kandidojnë.
Sot, teksa u prezantua platforma online ku partitë politike dhe kandidatët do të raportojnë të ardhurat dhe shpenzimet e tyre financiare, Celibashi tha se ka kandidatë që e kishin emrin në disa lista.
“Kemi patur kandidatë për këshilla që ishin në tre lista të partive të ndryshme. Ka dhe të tjerë që as e dinin se kishin kandiduar. Listat janë formale kur vjen puna te emrat në fund të saj,”– u shpreh Celibashi.