Stërvitja e ushtrisë shqiptare dhe NATO-s në Sazan/ Forcat Detare ndalojnë lundrimin

Forcat e NATO-s bashkë me ato shqiptare po zhvillojnë në Sazan stërvitjen e përbashkët ‘NEPTUN STRIKE 23-3’. Në kuadër të programit të stërvitjes, sot dhe nesër do të ndalohet lundimi rreth ishullit të Sazanit.
Forcat Detare njoftojnë se të gjitha tipet e mjeteve të vogla lundruese dhe ato me kapacitet mbi 12 pasagjer e kanë të ndaluar të vizitojnë dhe lundrojnë në afërsi të ishullit e Sazanit në një distance 1 milje detare përreth ishullit.
“Për sa më sipër, ju lutemi të merrni masa për shmangjen e lundrimit të anijeve ku gjatë kësaj periudhe kohore të mos ketë lëvizje në rajonin e përcaktuar me qëllim shmangien e ndonjë incidenti detar” – sqaron njoftimi.
#Stërvitja #ushtrisë #shqiptare #dhe #NATOs #në #Sazan #Forcat #Detare #ndalojnë #lundrimin
Lapsi