Video/ Mehmeti debuton me pikë te Dinamo: Tirana nuk mund dot as vendin e fundit me 10 lojtarë

Pas dy humbjeve radhazi, Tirana e Julian Ahmataj nuk arrin të ngrejë kokë as përballë vendit të fundit e, për më tepër, me 10 lojtarë.
Bardheblutë ndalen në 1-1 në derbin kryeqytetas, me “nëndetësen” që rikuperoi golin e Hasanit dhe rrezikoi përmbysjen. Tirana nuk përfitoi as nga dalja me karton të kuq e Goudjabi në cerekorëshin e fundit, duke u mjaftuan me një pikë në javën e 10 të Superiores. Debuton me pikë Mehmeti te Dinamo.
Ndal serinë negative Mehmeti në debutimin në pankinën dinamovite. Një ambjent që e njihte, edhe pse me shumë lojtarë të ndryshuar. Tirana, në anën tjetër, e impenjuar edhe në çështje jashtë fushës si padia e ish-teknikut Orges Shehi, kërkonte të shpengonte rezultatet negative. E kur në minutën e 40 Hasani shënoi golin e avantazhit, për bardheblutë u duk një mision i mundshëm. Goli në fundin e pjesës së parë i coi të gjithë në pushim në 1-0.
GOL E 10 LOJTARË…
Mehmeti është ndjerë në dhomat e zhveshjes dhe Dinamo e nisi me marsh tjetër pjesën e dytë. Barazimi nuk vonoi dhe në minutën e 51′ Denison ndëshkoi Kozin, duke e dërguar topin aty ku portieri i ri nuk mund të arrinte. Tirana u fut sërisht në kaos dhe rrezikoi përmbysjen. Këtë herë Kozi bëri mrekullinë duke ndalur kundërsulmin e rrezikshëm dinamovit. E megjithatë, Dinamo pa t’i komplikoheshin gjërat në minutën e 74′. Gouadjabi doli me karton të kuq duke lënë me 10 futbollistë skuadrën e Mehmetit. Tirana mori zemër por jo aq sa të ndëshkonte kundërshtarët dhe të rikthehej te suksesi.
Lexo më tej: Kush gënjen mes Shehit e Halilit? Trajneri e çon dosjen në FSHF, presidenti pretendon pagesa paradhënie
Bardheblutë pa Shehin në pankinë kanë dy humbje, një fitore e një barazim dhe e sheh veten në vendin e 4 me 14 pikë. Dinamo mbetet e fundit, por Mehmeti i jep shkëndija reagimi skuadrës, që tani shpreson.
#Video #Mehmeti #debuton #pikë #Dinamo #Tirana #nuk #mund #dot #vendin #fundit #lojtarë
Lapsi