Aktualitet

Izraeli tërheq trupën diplomatike nga Turqia













Izraeli tërheq trupën diplomatike nga Turqia –























Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen urdhëroi largimin e trupës diplomatike nga Turqia për shkak të deklaratave të fundit të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Kreu i shtetit turk, gjatë një tubimi pro-palestinez në Stamboll, e cilësoi Izraelin si pushtues dhe e akuzoi për krime lufte në Gaza.
“Bombardimet izraelite në Gazë u intensifikuan mbrëmë dhe sërish shënjestruan gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm, duke përkeqësuar krizën humanitare. Izraeli duhet që menjëherë të ndalë këtë çmenduri dhe sulmet e ti”, ka shtuar Erdogan në X, që më herët njihej si Twitter.Izraeli është zotuar për pushtim të mundshëm tokësor të Gazës pasi militantët e Hamasit më 7 tetor kryen sulme në jug të Izraelit duke vrarë mbi 1.400 persona dhe duke marrë mbi 200 pengje.

Ndërkohë 7326 persona në territorin palestinezjanë vrarë që nga shpërthimi i luftës me Izraelin më 7 tetor. Në mesin e viktimave 3,038 janë fëmijë, sipas një deklarate nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.


#Izraeli #tërheq #trupën #diplomatike #nga #Turqia

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button