Moti i keq godet Slloveninë, evakuohen banorët në disa zona

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut që përfshinë Slloveninë, për një pjesë të madhe të vendit është lëshuar paralajmërim i kuq për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ndërsa popullata nga zonat më të rrezikuara është evakuuar.
Mediat sllovene njoftuan se lumi Baça, si dhe përrenjtë e shumtë, kërcënojnë ndërtesat e banimit dhe ndërtesat e tjera.
“Situata është kritike, kemi evakuuar rreth 15 persona. Në terren janë më shumë se njëqind zjarrfikës dhe kemi nevojë për makineri të rënda për hapjen e rrugëve”, transmetuan mediat deklaratën e komandantit të mbrojtjes civile të Tolminit, Miha Vencelj.
Në luginën e Gornja Savinjskës janë aktivizuar sirenat si masë paraprake për të rritur vëmendjen e popullatës në zonën e Dretës dhe Ljubnicës ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut.
Përveç përrenjve dhe lumenjve të mbushur me ujë, probleme shkakton edhe niveli i lartë i detit në Slloveni.
#Moti #keq #godet #Slloveninë #evakuohen #banorët #në #disa #zona
Lapsi