Aktualitet
Merr flakë një fabrikë mobiljesh në Fier

Një fabrikë mobilerie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm – Çlirim në Fier.
Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera.
4 mjete zjarrfikese të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve por e kanë shumë të vështirë pasi në magazina ndodhen materiale lehtësisht të djegshme.
Ndërkohë rreth 50 punetorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerin prej ambienteve të paperfshira nga flaket bazën materiale.
Në vendngjarje ndodhet dhe policia ndërsa re tymi të zeza kanë mbuluar të gjithë zonën.
#Merr #flakë #një #fabrikë #mobiljesh #në #Fier
Lapsi