Aktualitet

Berisha: Nuk kam folur me Metën për gjyqin, nuk e di ku është

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një detaj interesant mbrëmjen e së enjtes gjatë intervistës në emisionin “Opinion”. I pyetur nga gazetarët në studio ai tha se nuk kishte pasur ndonjë bisedë me aleatin e tij, Ilir Metën për çështjen e akuzave të SPAK dhe masën e marrë ndaj tij për dosjen e kompleksit “Partizani”. Berisha tha madje se nuk e dinte ku ndodhej Meta.

PJESË NGA BISEDA

Pyetje: A keni folur me Ilir Metën për këtë çështje?


Berisha: Nuk më ka rënë puna këto ditë me fol, por...

Pyetje: A e dini ku është Ilir Meta sepse sot gjatë gjithë ditës ka qarkulluar një lajm që zoti Meta nuk gjendet në Shqipëri?

Berisha: Të them të vërtetën nuk mund të them se ku është sepse ai udhëton. Nuk mund (e di) të them se ku është.

Pyetje: A keni folur me të gjatë kohës që ka dalë kjo çështje, nga e shtuna e këtej?

Berisha: Këto ditë nuk kam folur. Nga e shtuna e këtej nuk kam komunikuar, të jem i sinqertë.

Pyetje: Po me zotin Malltezi, keni komunikuar?

Berisha: Sigurisht dhe (ka) një moral të admirueshëm. E dini se çfarë i thashë të atit mbrëmë? “Duhet të jesh krenar për djalin”. Ai ishte siç është. Absolutisht i vendosur. Nuk kalohet me procese politike. Nuk ka njeri në Shqipëri që thotë (për Malltezin) më bëri presion apo kështu apo ashtu, por nuk ka lënë asnjë person jashtë nga ato familje që prekeshin. Edhe fondi 3-5% ishte për atë. /

#Berisha #Nuk #kam #folur #Metën #për #gjyqin #nuk #është

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button