Aktualitet

Portierët e shohin botën në një mënyrë tjetër: e konfirmon shkenca

portierët

Një studim i bërë në Irlandë vërtetoi se portierët e futbollit e shohin botën ndryshe nga lojtarët e tjerë. E gjitha kjo, e konfirmuar nga shkenca, falë shqisave më të zhvilluara.

Portieri është ndoshta i vetmi rol në futboll ku duhet të jesh vërtet i specializuar për ta bërë këtë. Nëse nuk ke reflekset, pozicionimin dhe tempizmin tipik të një portieri, nuk mund të luash në portë. Kështu, disa neuroshkencëtarë pyetën veten se çfarë e bën rolin e portierit kaq unik. E ata gjetën një përgjigje.

PORTIERËT JANË NDRYSHE

Një hulumtim i kryer në Irlandë në mbi 60 persona të ndarë mes futbollistëve amatorë, profesionistë e të tjerë pa asnjë përvojë futbolli, vërtetoi faktin se portierët janë të ndryshëm nga të gjithë futbollistët e tjerë. Sipas studimit, një portier ka një dritare më të ngushtë kohore për të integruar dhe dalluar sinjalet nga shqisat e ndryshme. Kjo do të thotë se ata janë më të shpejtë në marrjen e një vendimi, sepse janë më të shpejtë në kombinimin e informacionit që vjen nga stimuj të ndryshëm. Përveç kësaj, portierët janë më të predispozuar të dallojnë sinjalet zanore nga ato vizuale.


Kjo i lejon portierët të marrin vendime në një kohë shumë më të shkurtër se futbollistët e tjerë. E kjo pavarësisht se kanë ndjesi shqisore jo të plota ose të kufizuara. Gjëja që shkencëtarët i ka lënë ende të paqartë është nëse kjo aftësi vjen përmes stërvitjes, apo është e lindur.

Duke marrë parasysh që shpesh ka histori të portierëve që e gjejnë veten në portë nga role të tjera dhe më pas nuk lëvizin më (Buffon, Provedel, Neuer…), ka të ngjarë që është një aftësi që ata që bëhen portierë e kanë pasur gjithmonë dhe me stërvitjen e perfeksionojnë.

#Portierët #shohin #botën #në #një #mënyrë #tjetër #konfirmon #shkenca

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button