Aktualitet

Ku duhet të paraqitet çdo të hënë, gjykata merr një tjetër vendim për Berishën

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në seancën e sotme ka lënë në fuqi masën shtrënguese “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, si dhe moslejimin e tij për të dalë jashtë Shqipërisë.

Sipas vendimit, Berisha është i detyruar të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore, Adelajda Metaj në SPAK.

Po kështu ish-kryeministrit i ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetasit. Gjykata rrëzoi kërkesën e Berishës për përjashtimin nga procesi të gjyqtares Irena Gjoka.


Po kështu u tërhoqën nga mbrojtja dy avokatët e caktuar nga shteti, për t’u zëvendësuar me një tjetër, Valentina Todoresku.

©

#duhet #të #paraqitet #çdo #të #hënë #gjykata #merr #një #tjetër #vendim #për #Berishën

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button