Aktualitet
Mbahet seanca e radhës për ish-kryeministrin, Berisha do të mbrohet nga avokatë të shtetit

Mbahet sot seanca e radhës gjyqësore në GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin ka nisur një hetim nën akuzën e korrupsionit pasiv për çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani. Mësohet se seanca është parashikuar që të nisë në orën 10 të paradites.
Ndërkohë, dje Gjykata e Posaçme caktoi një avokat nga shteti Berishës, zotin Artan Simoni, të cilin e zëvendësoi pak orë më vonë. Shkak i vendimit është bërë një postim nga Simoni në rrjetet sociale. Dy avokatët zëvendësues janë Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia.
#Mbahet #seanca #radhës #për #ishkryeministrin #Berisha #të #mbrohet #nga #avokatë #të #shtetit
Lapsi