Forcat tokësore izraelite hyjnë në veri të Gazës me tanke gjatë natës

Një operacion i madh është kryer nga forcat tokësore izraelite në veri të Gazës gjatë mbrëmjes së djeshme.
Agjencia e lajmeve Reuters duke cituar stacionin radiofonik të ushtrisë izraelite raporton se një sulmi është kryer nga brigada e këmbësorisë “Givati” duke përdorur tanke, të cilat synonin “infrastrukturën terroriste” të Hamasit.
Në videon e operacionit të publikuar nga ushtria izraelite shihen mjete të blinduara që përparojnë në një zonë ranore në kufi. Një ekskavator nivelon dheun e një argjinature, ndërsa predha të lëshuara nga tanket dhe shpërthime mund të shihen pranë ose mes një vargu shtëpish të shkatërruara.
Postimi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit vuri në dukje se operacioni i zhvilluar ishte edhe përgatitje për fazat e ardhshme të betejës, një referencë e mundshme për pushtimin e gjerë tokësor që izraelitët kanë kërcënuar të kryejnë në enklavën palestineze, me qëllim primar zhdukjen e Hamasit.
Të gjithë ushtarët izraelitë tani janë tërhequr nga veriu i Gazës dhe janë kthyer në territorin izraelit.
Operacioni ishte sulmi më i madh i IDF-së në Gaza që nga fillimi i luftës, sipas stacionit radiofonik të forcave të armatosura.
/a.r
In preparation for the next stages of combat, the IDF operated in northern Gaza.
IDF tanks & infantry struck numerous terrorist cells, infrastructure and anti-tank missile launch posts.
The soldiers have since exited the area and returned to Israeli territory. pic.twitter.com/oMdSDR84rU
— Israel Defense Forces (@IDF) October 26, 2023
#Forcat #tokësore #izraelite #hyjnë #në #veri #të #Gazës #tanke #gjatë #natës