Aktualitet
Vuçiç do të dekorojë sot Grenell-in me “Urdhrin e flamurit serb”

Ish i Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të dekorohet këtë mërkure në Beograd.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do t’i dorëzojë Grenell-it “Urdhrin e flamurit serb” të shkallës së parë.
Siç njofton zyra e presidentit serb, Grenell do të nderohet për “meritat e shquara në zhvillimin dhe forëcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve në mes të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve është paralajmëruar për ora 13:00 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, njoftoi Zyra për Marrëdhënie me Media e Presidentit të Serbisë.
#Vuçiç #të #dekorojë #sot #Grenellin #Urdhrin #flamurit #serb
Lapsi