Dalin PAMJET/ Hamasi liron edhe 2 pengje të tjera izraelite

Hamasi njoftoi mbrëmjen e sotme lirimin e dy pengjeve të tjera izraelite. Bëhet fjalë për 2 gra të cilat u rrëmbyen gjatë sulmit të 7 tetorit në tokën izraelite dhe që atëherë mbaheshin peng në Rripin e Gazës. Sipas Kryqit të Kuq ndërkombëtar ato janë 79-vjeçarja Nurit Cooper dhe 85-vjeçarja Yoheved Lefsic, të cilët u rrëmbyen nga Nir Oz, ndërsa bashkëshortët e tyre ende po mbahen peng.
Në fillim pati disa spekulime nga mediat izraelite, por edhe mediat ndërkombëtare se 50 pengje do të liroheshin nga Gaza. Më pas, krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Qassam njoftuan në kanalin e tyre në Telegram lirimin e vetëm 2 pengjeve me ndërmjetësimin e Egjiptit dhe Katarit. Kanali egjiptian AlQahera News publikoi pamjet e lirimit të tyre. të dyja gratë dukeshin në ambulanca në pikën kufitare Rafah.
عبر وساطة مصرية.. #القاهرة_الإخبارية تنفرد حصريا بنشر فيديو وصول السيدتين المحتجزتين إلى #معبر_رفح#تضامنا_مع_فلسطين #من_غزة_هنا_القاهرة#فلسطين pic.twitter.com/g9zCUtP9a0
— AlQahera News (@Alqaheranewstv) October 23, 2023
Në të njëjtën kohë, agjencia egjiptiane e lajmeve theksoi se “përpjekjet diplomatike të Egjiptit për lirimin e dy grave” të mbajtura peng në Rripin e Gazës përfunduan me sukses. Daniel Lefsic, nipi i Johved Lefsic tha se ai dhe familja e tij janë “të emocionuar dhe të lumtur” që gjyshja e tij “po kthehet”. “Thjesht shpresojmë që ajo të jetë mirë”, – u shpreh ai duke shtuar: “Shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi për lirimin e të gjithë pengjeve”.
Abu Ubaydah, një zëdhënës i krahut të armatosur të Hamasit, tha më herët se lirimi i 2 pengjeve u vendos për arsye humanitare dhe mjekësore. Lëvizja e Hamasit vjen 3 ditë pas lirimit të dy femrave amerikane. ©
#Dalin #PAMJET #Hamasi #liron #edhe #pengje #të #tjera #izraelite
Lapsi