Aktualitet
Avokati i Berishës: Ngërçin ta zgjidhin ata që e kanë krijuar

Genc Gjokutaj, i cili u prezantua sot në GJKKO si përfaqësues ligjor i ish-kryeministrit Berisha tha se procedura që po ndjek gjykata është antiligjore. Për gazetarët, ai tha se Berisha nuk ka marrë asnjë vendim që të jetë pjesë e procesit.
“Ky është proces i parregullt ligjor. Në momentin kur zoti Berisha nuk ka marrë vendim, nuk është pjesë e procesit. Këtë ngërç procedural duhet ta zgjidhë gjykata. Duhet ta zgjidh organi i procedurës, ata që e bën.”, tha ai.
#Avokati #Berishës #Ngërçin #zgjidhin #ata #që #kanë #krijuar
Lapsi