Aktualitet

Privatizimi i kompleksit ”Partizani”, sot caktohet masa e sigurisë për Malltezin dhe Bektashin

Sot në orën 13:30, GJKKO mban seancën për caktimin e masës së sigurimit për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, së bashku me ndërtuesin Fatmir Bektashi do të dalin para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë.

Malltezi u arrestua me urdhër të SPAK dy ditë më parë (21 tetor) në Rinas, teksa priste bashkëshorten nga një udhëtim në vendet e BE.


Fatmir Bektashi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi i produkteve të veprës.

Në lidhje me këtë çështje akuza janë ngritur edhe ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndaj të cilit është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes, por edhe ndalim i udhëtimit jashtë vendit.

Berisha akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

#Privatizimi #kompleksit #Partizani #sot #caktohet #masa #sigurisë #për #Malltezin #dhe #Bektashin

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button