Aktualitet
Berisha ende në seli pas konferencës, hyjnë përfaqësues të policisë

Ndërkaq kujtojmë se SPAK ka zbuluar mbrëmjen e sotme akuzat zyrtare që rëndojnë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesit Fatmir Bektashi lidhur me privatizimin e kompleksit Partizani.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal. Ndërkohë, Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe pastrim parash në bashkëpunim me Fatmir Bektashin sipas nenit 287 të Kodit Penal.
Fatmri Bektashi akuzohet për korrupsion aktiv dhe pastrim i produkteve të veprës penale në bashkëpunim me Malltezin.
#Berisha #ende #në #seli #pas #konferencës #hyjnë #përfaqësues #të #policisë
Lapsi