Life Style
Bilanci tragjik: 21 gazetarë të vrarë që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas
Të paktën 21 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, bëri të ditur Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
“Që nga 19 tetori, të paktën 21 gazetarë ishin në mesin e më shumë se 4 000 vdekjeve nga të dyja palët që nga fillimi i luftës më 7 tetor”, shkruan organizata jofitimprurëse.
Në mesin e 21 gazetarëve, vdekjet e të cilëve u konfirmuan, 17 ishin palestinezë, tre izraelitë dhe një libanez.
Tetë gazetarë të tjerë u plagosën dhe tre janë të zhdukur ose të ndaluar.
Lista e gazetarëve të vrarë të publikuar nga CPJ nuk përfshin gazetarin që vdiq dje në Libanin jugor, pranë vijës blu të demarkacionit me Izraelin.
/a.r
#Bilanci #tragjik #gazetarë #të #vrarë #që #nga #fillimi #luftës #IzraelHamas