U ndërpre pas vrasjes së dy tifozëve, Belgjikë-Suedi nuk do të rikuperohet: “1-1 rezultati përfundimtar”

Belgjikë-Suedi 1-1. Ky është rezultati përfundimtar i aprovuar nga UEFA në lidhje me ndeshjen e anuluar në pjesën e parë, për shkak të sulmit të përgjakshëm në Bruksel. Vrasja e dy tifozëve suedezë nga një terrorist ndodhi pak para fishkëllimës së fillimit të ndeshjes. Sipas asaj që raportohet në një njoftim për shtyp, ndeshja e vlefshme për Grupin F të kualifikueseve të Euro 2024 nuk do të rikuperohet. Belgjika dhe Suedia do të marrin nga një pikë dhe do të konfirmohen kartonët e verdhë nga pjesa e parë e lojës.
Në deklaratën e lëshuar nga UEFA saktësohet se vendimi për të vërtetuar rezultatin është marrë për shkak se nuk ka qenë e mundur të vazhdohet ndeshja ditën e nesërme në Belgjikë. Kjo situatë u krijuar duke pasur parasysh dëshirën e qartë të Belgjikës dhe Suedisë për të mos dalë në fushë pas sulmit terrorist. Për më tepër, një barazim nuk ndikon në asnjë mënyrë renditjen e grupeve. Belgjika në fakt tashmë është kualifikuar aritmetikisht për Euro 2024, ndërsa Suedia tashmë është jashtë garës.
Lexo më tej: Vriten dy tifozë suedezë, anulohet ndeshja me Belgjikën: penalltia në shtesë i jep fitoren Holandës në Greqi
“Së fundmi, kalendarët përkatës nuk lejojnë përdorimin e asnjë date në dritaren e ardhshme ndërkombëtare në nëntor, kur duhet të mbyllet faza e grupeve paraprake të garës, e ndjekur nga shorti i playoff-it dhe shorti për fazën finale të turneut“, përfundon komunikata e UEFA-s.
Latest updates from #UEFAExCo on competitions:
Belgium-Sweden #EURO2024 qualifier abandoned with 1-1 score confirmed as final.
No UEFA competition match to be played in Israel until further notice.
Maccabi Haifa withdraw from #UYL.
Full details: ⬇️
— UEFA (@UEFA) October 19, 2023
#ndërpre #pas #vrasjes #së #tifozëve #BelgjikëSuedi #nuk #të #rikuperohet #rezultati #përfundimtar
Lapsi