Pamjet kaotike në parlament/ Komisionet hetimore që ka varrosur shumica

Salla e kuvendit kaloi sot në kaos, pasi deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin e seancës dhe morën nën kontroll ambjentet në një protestë për shpërfilljen që i bën mazhoranca. Ndërsa socialistët prisnin në ulëset e tyre, deputetët e opozitës u panë të ulur në vendet e ministrave, pasi kishin përmbysur karrigen e kryeministrit Edi Rama.
Në këtë situatë Berisha mbajti një fjalim, ku e quajti parlamentin një institucion që drejtohet në mënyra amorale, antikushtetuese dhe antiligjore. Por cilat janë shkaqet që çuan në protestën e sotme?
Së pari është vendimi i mazhorancës për të zgjedhur Enkelejd Alibeajn si bashkëkryetar i Komisionit për reformën zgjedhore. Ky vendim që pritej të votohej sot në parlament, e përjashton opozitën nga vetoja për ligjin që do të rregullojë zgjedhjet e 2025.
Së dyti është eleminimi i komisioneve hetimore. Në këtë legjislaturë, i vetmi komision hetimor që është ngritur është ai për inceneratorët. Më pas, puna për komisionet hetimore janë paralizuar.
- Është mohuar komisioni për hetimin mbi aferën e Portit të Durrësit, që i dhuroi biznesmenit arab Mohamed Alabar qindra mijëra hektarë tokë në Durrës, pasi e përjashtoi nga taksat përmes një marrëveshjeje të dyshimtë.
- Është refuzuar komisioni për veprimtarinë e ish shefit të FBI-së në Nju Jork, Çarls MC Goniga në vendin tonë. Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara, McGonigal ka pranuar fajin, në Shqipëri nuk ka asnjë hetim mbi këtë cështje.
- Është refuzuar komisioni hetimor për çështjen “Beketi”, që i kushton shqiptarëve 110 milion euro, pas dëbimit të biznesmenit italian jashtë Shqipërisë dhe mbylljes së Agon Channel.
- Është refuzuar komisioni për udhëtimet me çarter të Edi Ramës, që sipas dokumentave që publikuan hakerat iranianë kishte kryer 137 udhëtime me charter jashtë vendit nga shtatori i 2013 deri në tetor të vitit 2022, dhe që ende nuk dihet se sa i kanë kushtuar buxhetit të shtetit.
- Është mohuar komisioni për investitorët strategjikë, që përfshiu në një skandal ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj Artan Gaçi.
Socialistët nxjerrin klecka ligjore kur pyeten për refuzimin e komisioneve hetimore, por më i sinqerti mes tyre ka qenë Edi Rama. Kur u pyet se përse ia mohoi opozitës hetimin parlamentar mbi skandalin “McGonigal”, Rama foli troç dhe tha se një komision i tillë “nuk kishte shans” të ngrihej, sepse parlamenti do të shndërrohej në një hapësire propagande ekstreme që do të përdorej nga opozita.
“Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam djali jo i Kristaq Ramës, por i Satanait, por nuk kanë asnjë shans që të përdorin Parlamentin për ta kthyer atë hapësirë në hapësirë manipulimi dhe propagande pa asnjë bazë. Nuk ka shans te kete komision hetimor” tha Rama.
Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Videos
Në të njëjtën logjikë, mazhoranca i qëndroi deri në fund protestës së opozitës. 27 deputetë të opozitës do të përjashtohen nga seancat parlamentare, ndërsa atyre që qëndronin në sallë iu fikën dritat./
#Pamjet #kaotike #në #parlament #Komisionet #hetimore #që #varrosur #shumica
Lapsi