Derbi kryeqytetas, i shtyrë dy herë, përplas Partizanin e Tiranën në Arena Kombëtare

Partizani e Tirana duhet të ishin përballur në javën e gjashtë të Superiores, por do të luhet sonte në orën 19.00. I shtyrë dy herë, fillimisht me kërkesë të klubeve e më pas për impenjimet e kombëtares, derbi më i ndjerë i tifozëve do të marrë skenën, në një përballje edhe më të rëndësishme se renditja.
Partizani rikuperon kështu të parën nga dy ndeshjet e prapambetura që e kanë lënë pas edhe në renditje. Tirana, pas debutimit me fitore të trajnerit provizor Julian Ahmataj, do të kërkojë fitoren që i mungon prej një viti. Suksesi i fundit bardheblu është ai i 2 tetorit 2022, në vitin e titullit të fituar nga Orges Shehi, 0-2. Dy formacionet rivale herën e fundit që janë takuar janë ndarë 1-1 në një ndeshje që mbajti cështjen e kampionatit të hapur deri në fund. Për të gjetur fitoren e fundit të Partizanit nuk duhet kërkuar gjatë: në 6 mars 2022, në vitin e titullit, skuadra e Colellas triumfoi 2-0.
Lexo më tej: “Ndoshta shenjë e fatit”: Ahmataj bëhet gati për derbin e parë kryeqytetas si trajner
Një statistikë interesante është edhe që në pesë sfidat e para derbi, të pesë sezoneve të fundit, ka ndodhur vetëm një herë që derbi të mbyllet në barazim, në sezonin 2020-21 në të vetmin rast që Tirana e Partizani nuk kanë fituar titullin në fund.
Një derbi që si rrallëherë do të ketë pankina të trazuara, pas shkarkimit të trajnerit Orges Shehi nga bardheblutë dhe divorcin e Zoran Zekic me të kuqtë. Kështu, në derbi Ahmataj i promovuar nga trajner i moshave të Tiranës do të sfidojë drejtorin sportiv të Partizanit Abilaliaj, në debutimin në pankinë.
#Derbi #kryeqytetas #shtyrë #herë #përplas #Partizanin #Tiranën #në #Arena #Kombëtare
Lapsi