Life Style

“BE po na jep tapinë e Ballkanit”, Guri ‘përkthen’ Macronin: E tha vetë që shqiptarët themeluan Evropën

Sazan Guri ka evidentuar një pjesë nga deklarata e Macron në Shqipëri dhe i ka bërë shumë përshtypje mënyra se si ai ka folur për origjinën e shqiptarëve dhe askush nuk e ka vënë re këtë gjë.

Në  një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Guri tha se dhe vetë Macron tha se shqiptarët kanë themeluar Europën. Të njëjtën gjë ka thënë dhe në një postim në rrjetet sociale.

“O politikan, o ju shqiptarë, o ju Akademik, o ju qytetarë, o ju profesorë, o ju student, o ju fshatarë…….o ju të gjithë….

Europa po na jep Tapinë e Ballkanit, por dikush apo shumëkush nga ne të shitur e të blerë këtë nuk duan, ose duan që ta lënë këtë vend pa rrënjë dhe të mjerë, ndaj po e shpopullojnë, duke na mbushur mendjen se ky quhet emigrim.

Kur do të bindeni për atë çka thotë vetë Shkenca, e tha zvicerani 6 muaj më parë për Linin, e tha gjermani 3 muaj më parë për gjuhën dhe tani po e thotë beu i madh i Evropës, Macroni dora vetë…..

O Zot! Si ka mundësi që heshtin pronarët për pronën e tyre?

Macron!

…Ju shqiptarët keni qenë këtu që në fillim, ju e keni themeluar Europën. Dhe të mençmit tanë heshtin për këtë Tapi. Televizionet duhet të shpërthenin! Konferencat duhet të ishin anembanë dhe të lebetisnin e të çirreshin për këtë superlajm që shqiptarët janë autoktonë që prej 8500 vjetësh.

Pse nuk i themi Serbisë që këto Troje janë tonat që prej 8500 vjetësh, kur ajo dhe të tjerët nuk ishin as në farën e njerëzimit”- shkruan ai.

/a.r

#jep #tapinë #Ballkanit #Guri #përkthen #Macronin #tha #vetë #që #shqiptarët #themeluan #Evropën

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button