Aktualitet

FOTO/ Shqiponjë me numër 9 e ngjyrat kuqezi, Jasir Asani poston këpucët e reja: “7 jetë, 7 jetë shqiptar”

Jasir Asani

E majta e tij është bërë e njohur në këtë fushatë eliminatore, edhe për vetë faktin se UEFA i ka bërë jehonë duke e përzgjedhur rregullisht ndër golat e javës. Jasir Asani është zbulimi i kombëtares së Sylvinho dhe është kthyer në beniamin e tifozëve kuqezi. I tij goli që hapi ndeshjen me Çekinë, ashtu si shënoi kundër Moldavisë dhe Polonisë. E përbashkëta: e majta spektakolare që nuk i lë asnjë shans portierëve.

Tre gola në 7 ndeshje me kombëtaren për sulmuesin e Gëangju FC në Korenë e Jugut, që po e udhëheqin Shqipërinë drejt Euro 2024. E Jasir Asani po përgatitet për turneun e Gjermanisë, ku kërkon të shkojë me një palë këpucë të personalizuara.

Lexo më tej: Rrëfimi i Jasir Asanit: Maqedoninë e refuzova, Silvinjo më ndryshoi jetën!


POSTIMI

Një foto të tyre, numri 9 i ka postuar në një histori në Instagram, bashkë me dedikimin domethënës: “Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi, nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetoja si shqiptar ❤️🇦🇱❤️”, shkruan Asani.

#FOTO #Shqiponjë #numër #ngjyrat #kuqezi #Jasir #Asani #poston #këpucët #reja #jetë #jetë #shqiptar

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button