VIDEO / “Gati për finalet e nëntorit”, dalin pamjet nga dhomat e zhveshjes, festa e ‘çmendur’ pas fitores me Bullgarinë

Si kurrë më parë në vitet e fundit, atmosfera rreth Kombëtares është fantastike, të gjithë janë në sinkron, të gjithë janë të lumtur për këtë moment magjik që po kalojmë. Jo vetëm në fushë edhe në shkallet e stadium, atmosfera është fantastike edhe në dhomat e zhveshjes.
Pavarësisht se një test miqësor në letër, në dhomat e zhveshjes u festa në të njëjtën mënyrë suksesi kundër Bullgarisë, këngë e valle dhe përqafime pafund. Nuk mund të mungonte në këtë festë as presidenti Duka me pjesën tjetër të stafit drejtues të FSHF-së.
“Kjo ishte një mbyllje perfekte e këtij muaji të bukur”, u shpreh Duka në rrjetet e tij sociale duke shtuar:
“Bravo çunave, stafit teknik. Pas festës nuk duhet humbur kohë dhe duhet të nisim përgatitjet për finalet e nëntorit, që janë shumë të rëndësishme. Urime!, u shpreh Duka ndër të tjera.
/a.r
#VIDEO #Gati #për #finalet #nëntorit #dalin #pamjet #nga #dhomat #zhveshjes #festa #çmendur #pas #fitores #Bullgarinë