Aktualitet
Aksident tragjik në aksin Lezhë-Laç, përplaset për vdekje këmbësorin

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë mëngjes në Lezhë. Një automjet ka përplasur një këmbësor në aksin Lezhë-Laç dhe si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e policisë Lezhë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.
#Aksident #tragjik #në #aksin #LezhëLaç #përplaset #për #vdekje #këmbësorin
Lapsi