Laçi e Muçi thyejnë Bullgarinë: kuqezinjtë të pamposhtur në shtëpi

Shqipëria fiton edhe miqësoren e parë nën drejtimin e brazilianit Sylvinho ate me Bullgarinë. Kuqezinjtë u imponuan 2-0, duke mbajtur rekordin e vetëm fitoreve në Arena Kombëtare në këtë fushatë eleminatore.
Me gjashtë lojtarë të linjave të dyta, kuqezinjtë ishin njësoj dominues në sfidën me Bullgarinë. Ndërtim aksionesh, pasime të shkurtra e vertikalizime. Avantazhi erdhi në pjesën e parë. Laçi përfitoi në zonë pas një krosimi të Muçit. Bullgaria ishte e paaftë të rrezikonte Strakoshën, ndërsa kuqezinjtë shkuan pranë golit të dytë. Zëvendësimet vetëm sa rritën diferencat dhe Muçi shënoi edhe golin e dytë. Spektakolar realizimi i sulmuesit me nje goditje të fortë nga jashtë zonës. Në fund një fitore që rrit edhe më shumë besimin për dy ndeshjet e mbetura në nëntor. Kundër Moldavisë e Ishujve Faroe duhet vetem një pikë për kualifikimin, por kjo skuadër do vendin e parë, për tē shkuar si duhet në Gjermani.
Kombëtarja humb lojtarët kundër Bullgarisë: Daku e Bare ikin nga grumbullimi
#Laçi #Muçi #thyejnë #Bullgarinë #kuqezinjtë #të #pamposhtur #në #shtëpi
Lapsi