Aktualitet
Belind Këlliçi “sfidon” Veliajn/ Jam gati për debat në çdo kohë

Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh gjatë një interviste me Mirela Milorin, se ai është për një debat me Veliajn në çdo kohë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së Milorit, nëse do të ishte i gatshëm për një ballafaqim me kryebashkiakun aktual, Këlliçi u shpreh se:
“Po, kurdo që të dëshironi jam gati për debat”.
Gjatë bisedës, Milori i paraqiti Këlliçit atë që Veliaj thotë se janë punët dhe arritjet e tij në Tiranë në dy mandate.
Kandidati i Opozitës i ka kontestuar shumë prej këtyre të dhënave, duke u shprehur se janë pjesë e propagandës, dhe jo e realitetit që vuan Tirana sot, nga mungesa e ujit, e rrugëve të brendshme të lagjeve, nga trafiku i papërballueshëm, e ajri tejet i ndotur.