LIVE! Firmosen marrëveshjet Shqipëri-Francë, Rama dhe Macron në konferencë të përbashkët

Në kuadër të ditës së dytë të vizitës në Shqipëri të Presidentit francez, Emmanuel Macron, janë nënshkruar marrëveshje ekonomike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, konkretisht:
-Udhërrëfyes për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës.
-Memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin e ndërsjelltë midis Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit.
-Marrëveshje bashkëpunimi nëpërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare për Kinemanë të Francës.
-Deklaratë qëllimi mes Ministrisë të Brendshme të Shiqipërisë dhe Francës në lidhje me forcimin e bashkëpunimit policor në fushën balistike.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Francës, po zhvillohet konferenca për shtyp e Kryeministrit Rama dhe presidentit Macron.
#LIVE #Firmosen #marrëveshjet #ShqipëriFrancë #Rama #dhe #Macron #në #konferencë #të #përbashkët