Aktualitet

“Corona njeri mu*i”, parrullë e ultrasve Curva Sud të Juventus në mbrojtje të Fagioli

Curva Sud

Tashmë Fabrizio Corona është në gojën e të gjithëve, por hetimi i tij e ka bërë gjithashtu atë të jetë armiku i të gjithëve. Lojtarët, menaxherët, gazetarët por edhe tifozët nuk e pëlqejnë ‘reality show’ e tij në kryerjen e një hetimi që po gjunjëzon futbollin italian. Këtu vjen edhe pozicionimi i tifozëve të Juventus, ose më saktë ultrasve të Curva Sud.

PARRULLA E CURVA SUD TË JUVENTUS

Parrulla e sektorit Curva Sud të Juventus është shfaqur në një mbikalim, me fjalinë e mëposhtme: “Më mirë Fagioli dhe ludopatia e tij se sa një mosmirënjohës që bën spiunin… Corona, njeri mu*i!”. Pozicionim i ashpër i mbajtur nga tifozët e Juventus, të cilët donin të shprehnin përbuzjen ndaj ‘mbretit’ të paparacëve. Një parrullë që njëkohësisht tregon afërsinë e tyre me mesfushorin bardhezi.

Lexo më tej: Tonali do të vetë-denoncohet, Fagioli e akuzon: “Ma shkarkoi ai aplikacionin”


Ndërkohë, Fabrizio Corona është gati të zbulojë emra të tjerë mbrëmjen e së martës në fund të Angli-Itali. I ftuar i Nunzia De Girolamo në programin “Avanti Popolo”, Corona do të sjellë prova të reja për lojtarët e përmendur tashmë. E me shumë gjasa do të nxjerrë protagonistë të rinj (futbollistë, menaxherë, presidentë, klube) të kësaj faqeje të shëmtuar të futbollit italian.



#Corona #njeri #mui #parrullë #ultrasve #Curva #Sud #të #Juventus #në #mbrojtje #të #Fagioli

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button