Aktualitet

Thyen rekord fiilmi i koncertit të Taylor Swift

Premiera e koncertit Eras të Taylor Swift ka vendosur rekorde të reja në arkë.

Sipas AMC, kantautorja fitoi filmin koncert me fitimin më të madh brenda vendit. Eras solli 96 milionë dollarë brenda vendit, si dhe 32 milionë dollarë shtesë në nivel ndërkombëtar. Filmi tejkaloi rekordin e mbajtur më parë nga “Never Say Never” i Justin Bieber, i cili u publikua në vitin 2011 dhe solli një total prej 73 milionë dollarësh.

Projekti gati tre-orësh u drejtua nga Sam Wrench dhe u filmua gjatë tre netëve të Swift në stadiumin SoFi në Los Anxhelos. Vetë artistja befasoi fansat në The Grove në Los Angeles javën e kaluar, duke shfaqur premierë filmin me miqtë e saj të famshëm në audiencë.


Muajin e kaluar, një ditë pasi Taylor shpalli filmin e saj të koncertit, AMC zbuloi se shitja e biletave arriti në 26 milionë dollarë, duke thyer rekordin e shitjeve për një titull të vetëm në një ditë  të mbajtur më parë nga Spider-Man: No Way Home me 16.9 milionë dollarë.

Eras Tour është turneu i gjashtë i koncerteve të Swift, dhe më i suksesshmi i karrierës së saj deri më tani. Ai filloi më 17 mars në Stadiumin State Farm në Glendale, Arizona dhe vazhdoi deri më 9 gusht, duke përfunduar me 6 netë në stadiumin SoFi në Los Anxhelos. Eras Tour do të përfundojë më 23 nëntor 2024,  me 6 shfaqje në Rogers Center në Toronto, Kanada.

#Thyen #rekord #fiilmi #koncertit #të #Taylor #Swift

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button