Aktualitet

Sekuestrimi i vilës në Hamallaj/ Ahmetaj: Nuk kemi shtëpi ku të jetojmë, jemi detyruar të marrim banesë me qira

Report Tv ka siguruar dosjen e plotë të ankimimit të bërë ditën e sitmë nga ish ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues. Ahmetaj e cilëson në kundërshtim me ligjin, e ndërsa thotë se për shkak të vendosjes së sekuestros preventive, ai së bashku me partneren Erjola Hoxha dhe fëmija i mitur janë detyruar që të jetojnë në një banesë me qira, pasi nuk kanë një banesë tjetër.

Nga ana tjetër, në dokument, Ahmetaj thotë se metoda e ndjekur për sekuestrimin është “inkuizitore”, pasi sipas tij, në 64 vendim të gjykatës, nuk është e thënë në asnjë fjali se për çfarë aktesh materiale favorizuese ka kryer ai sa i përket çështjes së inceneratorëve.Nga ana tjetër, Ahmetaj tregon se blerja e shtëpisë në Hamallaj është kryer me para të deklaruara nga bashkëjetuesja e tij, Eriola, me para që kanë kaluar në rrugë bankare, Gjithashtu, sipas ish ministrit, Klodian Zoto, nuk ka kryer asnjë pagesë, e ndërsa ndalur te fakti që pse nuk është deklaruar në ILDKPI, thuhet se bashkëjetuesja e Ahmetaj nuk është zyrtare, që do duhet të deklarojë pasurinë.

Një tjetër argument, është fakti se sipas ankimuesi vendimi objekt i këtij Apelimi nuk ka respektuar jo vetëm të drejtën e pronësisë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, por ka cenuar edhe të drejtat e Erjola Hoxhës, atë të pavarësisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button