Aktualitet
Izraeli mobilizon qindra mijëra ushtarë, përgatitet ofensiva

Forcat izraelite të mbrojtjes lëshuan një deklaratë ku njoftuan se forcat e tyre po përgatiten të zgjerojnë operacionet në terren në përgjigje të sulmit të Hamasit.
“IDF po përgatitet për një ofensivë gjithëpërfshirëse” me ndihmën e qindra mijëra ushtarëve rezervë, thuhet në deklaratë.
Një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës pritet dhe Izraeli u ka kërkuar banorëve në veri të largohen. Sipas njoftimit, Izraeli po planifikon një ofensivë “që përfshin forcat ajrore, detare dhe tokësore.
#Izraeli #mobilizon #qindra #mijëra #ushtarë #përgatitet #ofensiva
Lapsi