Aktualitet

Tabaku për situatën në PD: Vullneti i deputetëve zgjodhi Bardhin kryetar grupi

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se situata brenda PD-së nuk mund të zgjidhet nga asnjë vendim gjykate. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, deputetja ka kritikuar edhe kolegët duke thënë se është faji i vetë demokratëve që duan të transferojnë situatën te mazhoranca, që kënaqet me përçarjen. Sipas Tabakut, deputetët e PD kanë shprehur qartësisht vullnetin e tyre për përfaqësimin, duke thënë se Gazment Bardhi ka marrë votën e shumicës për të qenë kreu i grupit parlamentar të PD.

“Këtë nuk e zgjidh asnjë vendim gjykate. Është faji jonë që duam ta transferojmë te mazhoranca që është e kënaqur me këtë situatë dhe kërkon ta zvarrisë. Sot mazhoranca ka interes që debatin mos ta ketë me ne, por ne ta kemi me veten tonë.

Dëshira dhe vullneti i deputetëve  ka qenë e qartë për përfaqësimin. Bardhi ka marrë votën e deputetëve. Ata kanë firmosur si shumicë që ai të jetë kryetari i grupit parlamentar. Duhet të shohim fytyrat e ministrave si qeshin që të kuptojmë se beteja jonë e brendshme nuk duhet të bëhet në parlament”, tha ajo ndër të tjera.


#Tabaku #për #situatën #në #Vullneti #deputetëve #zgjodhi #Bardhin #kryetar #grupi

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button