Aktualitet

Arabia i kërkon Shqipërisë të hiqet rrethimi i Gazës

Arabia i kërkon Shqipërisë të hiqet rrethimi i Gazës

Ministri i Punëve të Jashtme i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan bin Abdullah ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropës të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.

Gjatë bisedës telefonike, të dy palët diskutuan zhvillimet në situatën në Gaza dhe rrethinat e saj, si dhe përpjekjet ndërkombëtare të bëra për adresimin e tyre, duke theksuar refuzimin e shënjestrimin e civilëve në çdo formë dhe nevojën që të gjitha palët të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare.

Sipas mediave të huaja, Princi Faisal i kërkoi Shqipërisë, për shkak të rolit të saj si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, të punojë për të siguruar që Këshilli të përmbushë përgjegjësinë e tij për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare duke nxitur për një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake dhe heqjen e rrethimit në Gaza.


Princi Faisal theksoi rëndësinë e zbatimit të vendimeve të Këshillit në lidhje me çështjen palestineze, veçanërisht Rezolutat 242 (1967), 338 (1873), 1515 (2003) dhe 2334 (2016), për të vendosur një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen palestineze.

#Arabia #kërkon #Shqipërisë #të #hiqet #rrethimi #Gazës

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button