Shqipëria drejt Euro 2024, Duka: Fitore e merituar, skuadra është sekreti i kësaj Kombëtareje

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është shfaqur i emocionuar pas fitores 3 me 0 të Shqipërisë ndaj Çekisë.
Kreu i FSHF-së tha se u arrit një fitore mëse e merituar dhe kombëtarja është më shumë se me një këmbë në Gjermani drejt Euro 2024.
“Padyshim që kisha shumë emocion para ndeshjes. Ishte ndeshje shumë e vështirë. Çekia para ndeshjes ishte shumë e fortë, por tani duket sikur ishte shumë e lehtë. E merituam, e stërmerituam. Jam shumë i lumtur. Jam shumë i lumtur për këtë 3-pikësh të rëndësishëm që na bën të jemi pothuajse me më shumë se me një këmbë. Jam shumë i gëzuar që shkojmë, ekipi e meritoi”, u shpreh Duka.
Sigurisht një vlerësim edhe punën e trajnerit Sylvinho për frymën e grupit që ka krijuar në skuadër.
“Sekreti i kësaj skuadre është tamam skuadra dhe jo individët. Pavarësisht se kemi një individ që vërtetë na ka bërë 3 gola, që është Jasir Asani”, tha Duka.
Historike/ Shqipëria shemb Çekinë dhe vendos një këmbë në “Euro 2024”
VIDEO/ Shpërthen festa në rrugët e Tiranës
#Shqipëria #drejt #Euro #Duka #Fitore #merituar #skuadra #është #sekreti #kësaj #Kombëtareje
Lapsi