Aktualitet
Me djalin e Adem Jasharit, Albin Kurti drejt Tiranës për Kombëtaren

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë mbrëmjen e sotme ndeshjen e saj me Çekinë.
Në mbështetje të saj nga Kosova drejt Tiranës është nisur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili shoqërohet nga djali i Adem Jasharit, Lulzimi.
‘Bashkë me Lulzim Jasharin rrugës për Tiranë në përkrahje të Shqipërisë. Forca djema. Evropiani po na pret’, shkruan Albin Kurti në faqen e tij në Facebook.
#djalin #Adem #Jasharit #Albin #Kurti #drejt #Tiranës #për #Kombëtaren
Lapsi