Aktualitet

Rama: Shqipëria doli kundër BE për Kosovën, për të dhënë një mesazh të qartë

Kryeministri Edi Rama ka folur për moslinjëzimin e vendit tonë me deklaratën e BE-së për situatën në Kosovë. Ai u shpreh se veprimi i Shqipërisë nuk ishte akt heroik, por manifestim mosdakortësie për të dhënë një mesazh për normalizimin e situatës.

“Nëse agresioni nuk do kishte ndodhur, prisnim një deklaratë të dytë të BE-së, ku do dënoheshin organizatorët e ku do kërkohej hetimi ndërkombëtar. Ne nisëm mesazhin për moslinjëzimin me BE, për herë të parë. Dua ta bëj të qartë se një moslinjëzim nuk është një fjalë goje, por një vend kandidat që kërkon anëtarësimin të nisë me një prej pjesëve të negociatave që lidhet me politikën e jashtme. Nuk është as akt heroizmi por kundërshtie. Kur këtë akt e bën Shqipëria, zëri i së cilës është më i dëgjuar e më i respektuar në rajon, kjo që bëmë ishte më shumë se një deklarim i papritur i Shqipërisë, ishte një manifestim mosdakortësie për të dhënë një mesazh të qartë për peshën e asaj ngjarje, për normalizim”- tha Rama.


#Rama #Shqipëria #doli #kundër #për #Kosovën #për #të #dhënë #një #mesazh #të #qartë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button