E FUNDIT/ Ahmetaj kundër SPAK dhe GJKKO, ankimon vendimin për kontrollet në vilat e Palasës dhe Hamallaj

Ish-ministriArben Ahmetaj ka ankimuar ditën e sotme vendimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Orgnaizuar dhe të Gjykatës së Posaçme, për kontrollet e kryera në vilat në Palasë dhe Hamallaj.
Kujtojmë se ish-ministri akuzohet nga SPAK për 4 vepra penale, atë të pastrimit të parave, korrupsionit, shpërdorimit të detyrës si dhe fsheje e pasurisë. Ndërkohë gjatë javëve të kaluara, janë ushtruar kontrolle në dy vilat, që janë në emër të ish-bashkëshortes dhe të bashkëjetueses së tij, ku janë marrë një sërë dokumentash.
Dy javë më parë Arben Ahmetaj i konsideroi të paligjshme kontrollet që janë bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit e SPAK në vilat në pronësi të bashkëjetueses së tij dhe ish gruas. Ai iu drejtua me një ankim Apelit të GJKKO pasi iu ushtrua kontroll në vilën në Hamallaj me argumentin se është i paligjshëm pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty. Por, gjykata e rrëzoi ankimimin duke thënë kontrolli ishte i rregullt dhe më pas u vendos edhe sekuestro e dy vilave.