Shëndeti

“Nuk kanë regjistruar një familje bektashiane”, Baba Mondi: Ne duam të vërtetën për Censin, nuk kërkojmë asgjë

Kryegjyshi Bektashi Botëror, Baba Mondi, thotë se i ka porositur të gjithë besimtarët bektashinj që të regjistrohen në Censin e Popullsisë 2023.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Baba Mondi, shpreh shqetësim, teksa thotë se një familje bektashiane edhe pse ka insistuar për t’u regjistruar në Cens, nuk e kanë regjistruar dhe për këtë thotë se do të ketë një takim me drejtoreshën e INSTAT që të zgjidhen disa problematika në mënyrë vëllazërore.

Baba Mondi: Për Censin, ne duam të vërtetën, nuk kërkojmë asgjë. Të regjistrohen ashtu siç janë njerëzit, të mos gënjehen. Unë i kam porositur të gjithë besimtarët që të regjistrohen. Kanë shkuar në një familje dje dhe nuk e kanë regjistruar, nuk ka rëndësi. Kjo është situata.

Blendi Fevziu: Një familje bektashiane që ka insistuar për t’u regjistruar dhe nuk e kanë regjistruar?

Baba Mondi: Jo, nuk e kanë regjistruar. Unë kam kërkuar dhe një takim me këtë drejtoreshën. Do të takohemi besoj që në mënyrë vëllazërore t’i zgjidhim disa gjëra që të mos krijojmë përplasje më mbrapa sepse nuk është e mirë.

Blendi Fevziu: Ndërkohë, ju a e dini numrin e bektashinjve të regjistruar?

Baba Mondi: Po, pjesën më të madhe e kemi të regjistruar. Ne e dimë dhe me fshatra. Nuk ka detyrim në besim. Thirrja ime është që të gjithë besimet të deklarohen. Të dimë sa jemi dhe të vijmë në ndihmë të njerëzve.

Në fund të fjalës së tij, Baba Mondi ka dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët: Mesazhi është që të gjithë shqiptarët të merren me veten dhe jo me të tjerët, të merren me punë. Puna e largon nga të gjithë të këqijat e tjera.

/a.r

#Nuk #kanë #regjistruar #një #familje #bektashiane #Baba #Mondi #duam #të #vërtetën #për #Censin #nuk #kërkojmë #asgjë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button