VIDEO / Ja si militantët e Hamas rrëmbejnë dhe vrasin pjesëmarrësit e festivalit në Izrael

Festivali Nova që zhvillohej në jug të Izraelit shumë pranë Rripit të Gazës, u kthye në një lum gjaku dhe viktimash, pas sulmit nga militantët e Hamasit mëngjesin e së shtunës.
Të paktën 260 njerëz u vranë nga Hamasi, ndërsa tmerri që kanë përjetuar pjesëmarrësit në festival mund të kuptohet lehtë nga pamjet e kamerave të një makine që ndodhej e parkuar aty.
Një video që po bën xhiron e rrjetit tregon një anëtar të Hamasit të armatosur rëndë që shihet duke vrapuar dhe qëlluar plumba mbi njerëzit, ndërsa një prej tyre e merr peng.
Disa sekonda më vonë, ai e kap të riun e gjakosur për qafe dhe e tërheq zvarrë.
Aty po ashtu duket se një pjesëmarrës tjetër në festival është shtirur si i vdekur pas një makine tjetër dhe ngre kokën lart për të vlerësuar rrezikun.
Por ai duket të ketë qenë i pafat, pasi një tjetër militant i Hamasit shfaqet në largësi dhe e qëllon në kokë.
Pamjet u regjistruan gati tri orë pas sulmit dhe sirenat e frikshme të alarmit dëgjohen në video.
/a.r
#VIDEO #militantët #Hamas #rrëmbejnë #dhe #vrasin #pjesëmarrësit #festivalit #në #Izrael