Aktualitet

Sulmi në Izrael, Hamasi: Jemi gati për një luftë të gjatë

Hamasi është gati për një luftë të gjatë me Izraelin dhe do të përdorë dhjetëra pengje që mbahen në Gaza për të siguruar lirimin e palestinezëve të ndaluar në Izrael e jashtë saj, ka thënë një anëtar i lartë i grupit militant. Gjatë një interviste Ali Barakeh, një anëtar i udhëheqjes së grupit në mërgim në Bejrut, tha se Hamasi ka një arsenal raketash që do të zgjasin një kohë të gjatë.

“Ne jemi përgatitur mirë për këtë luftë dhe për t’u përballur me të gjithë skenarët, duke përfshirë një luftë të gjatë”, tha Barakeh, duke shtuar se Hamasi do të përdorë pengjet për të siguruar lirimin e njerëzve të mbajtur në burgjet izraelite dhe madje edhe të disa palestinezëve të burgosur në SHBA.

Barakeh shpjegoi se vetëm një numër i vogël komandantësh të lartë brenda Gazës dinin për inkursionin e së shtunës në Izrael dhe se edhe aleatët më të afërt të grupit nuk ishin informuar para kohe. Ai mohoi raportet se zyrtarët iranianë të sigurisë ndihmuan në planifikimin e sulmit ndaj Izraelit. Megjithatë, ai shtoi se aleatët si Irani dhe Hezbollahu libanez “do t’i bashkohen luftës nëse Gaza i nënshtrohet një lufte asgjësimi”, raporton The Guardian.


Rreth 900 njerëz kanë vdekur në Izrael që nga sulmi i papritur i së shtunës, duke përfshirë 260 njerëz të masakruar nga persona të armatosur të Hamasit në një festival muzikor. Që kur Izraeli filloi të sulmonte Gazën si përgjigje, 704 njerëz kanë vdekur në anën palestineze.

 

#Sulmi #në #Izrael #Hamasi #Jemi #gati #për #një #luftë #të #gjatë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button