Aktualitet

14-vjeçari në Korçë u godit në kokë, dërgohet te ‘Trauma’, sherri nisi në rrjetet sociale

Aksident i rëndë në Bulqizë, tre të plagosur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosen e një 14-vjeçari në Korçë mbrëmjen e djeshme. I mituri është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka pësuar fraktura të rënda në kokë, si pasojë e goditjes me sende të forta.

Policia sot ka shoqëruar 15 të mitur të moshave 13 deri në 15 vjeç, që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen dhe po merren në pyetje. Marrja në pyetje e të miturve është bërë nën shoqërinë e prindërve dhe psikologes.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se sherri mes të rinjve ka nisur në rrjete sociale ku kanë sharë njëri-tjetrin e më pas ka përfunduar në konflikt fizik. 14 -vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për shkak të moshës është goditur me sende të forta në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Ai ndodhet në spitalin e ‘Traumës’ për një mjekim më të specializuar. Kaq është mësuar deri më tani për gjendjen e tij shëndetësore.


Sakaq vlen të theksohet se për veprat penale me pasojë plagosje dhe vrasje, përgjegjësia penale fillon që në moshën 14-vjeç, sipas kodit penal shqiptar.

#14vjeçari #në #Korçë #godit #në #kokë #dërgohet #Trauma #sherri #nisi #në #rrjetet #sociale

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button