FOTO/ Flamuri izraelit ngrihet në qendër të Tiranës, reagon Rama

Një flamur i madh i Izraelit është projektuar mbrëmjen e së dielës në fasadën e Universitetit Politeknik në sheshin “Nënë Tereza” në qendër të Tiranës. Autoritetet e kanë vendosur këtë si shenjë e shprehjes së mbështetjes për qeverinë e Tel Aviv-it pas sulmeve të përgjakshme të militantëve të Hamasit të nisura mëngjesin e së shtunës. Disa foto i ka publikuar në rrjetet sociale edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.
“Shqipëria qëndron me IZRAELIN. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët” – shkroi Rama në rrjetet sociale.
Qeveria shqiptare ka mbajtur që në fillim krahun e Izraelit. Edhe të shtunën Rama dënoi sulmet ndaj këtij vendi.
“Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin” – shkroi Rama në rrjetet sociale. ©
#FOTO #Flamuri #izraelit #ngrihet #në #qendër #të #Tiranës #reagon #Rama
Lapsi