Konfliktohen fizikisht tifozët e Tiranës dhe Vllaznisë| 106 të shoqëruar, nga ta arrestohen 8

106 djem, tifozë të ekipeve të futbollit “KF Tirana” dhe “KF Vllaznia” janë shoqëruar në komisariat pas një konflikti fizik në Rrugën e Kombit. 8 nga ta janë arrestuar dhe për 20 ka nisur një hetim.
Tifozët dëmtuan dhe autobusët me të cilët udhëtonin.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të veprimeve procedurale për paligjshmëritë e kryera (konflikt fizik dhe dëmtim të autubusëve me të cilët udhëtonin), u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. X., 20 vjeç, K. Z.,18 vjeç, R. M., 18 vjeç, I. A., 18 vjeç, K. D., 38 vjeç, R. L., 18 vjeç, F. K., 18 vjeç dhe F. Sh., 20 vjeç.
Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 20 tifozë të tjerë, nga të dyja ekipet.
Ndërkaq, tifozët e tjerë të shoqëruar, në përfundim të veprimeve procedurale, janë lënë të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkaterrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.
/a.d
#Konfliktohen #fizikisht #tifozët #Tiranës #dhe #Vllaznisë #të #shoqëruar #nga #arrestohen