Aktualitet
15 viktima dhe 40 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 6.3 në Afganistan

15 njerëz humbën jetën dhe 40 u plagosën nga tërmeti me magnitudë 6.3 që godit Afganistanin këtë mëngjes. Sipas zëdhënësit të ministrisë së menaxhimit të fatkeqësive në Afganistan, shifrat bazohen në raportet parësore nga distrikti Zinda Jan i provincës Herat.
Pas tronditjes së tokës, qindra njerëz dolën në rrugë, jashtë shtëpive dhe zyrave të tyre në qytetin e Heratit. Edhe në vitin 2002, një tërmet me magnitudë 6.1 ka vrarë 1000 njerëz në Afganistanin verior.
#viktima #dhe #të #plagosur #nga #tërmeti #magnitudë #në #Afganistan
Lapsi