Tech
VIDEO/ Derdhi pa dashje kafen, kryeministri holandez merr leckën dhe e pastron vetë

Kryeministri holandez Mark Rutte njihet për batutat e tij si dhe për thjeshtësinë, por kjo video duket se e ka vërtetuar më shumë këtë.
Zyrtari holandez është përfshirë në një incident të vogël, por që duket se e ka përballuar më së miri, duke u bërë dhe viral në rrjet. Në një video që po qarkullon, shihet teksa ai po futet në një nga ministritë e vendit të tij, por pa dashje derdh gotën e kafesë.
Reagimi i tij më pas është për t’u duartrokitur, pasi ai nuk pret pastrueset, por merr një leckë vetë dhe nis ta pastrojë.
Video është e vitit 2018 dhe në atë kohë, kryeministri holandez fitoi një simpati të madhe nga publiku./m.j
#VIDEO #Derdhi #dashje #kafen #kryeministri #holandez #merr #leckën #dhe #pastron #vetë