Aktualitet

Ismajli e Gjimshiti mund të ndryshojnë listën e 25 emrave: Sylvinho në ankth për dy qendërmbrojtësit

Kombëtarja shqiptare do rikthehet në fushë për dy ndeshjet e tetorit, njëra prej të cilave vendimtare. Kundër Republikës Çeke në 12 tetor vendos shumë për kualifikimin e kuqezinjve në Euro 2024. Pesë ditë më pas do të luhet edhe miqësorja me Bullgarinë. E megjithatë lista e shpallur nga teknikut Sylvio Mendes Campos Junior mund të ndryshojë që të hënën. Kjo për shkak të dyshimeve mbi dëmtimet e pësuara një ditë më parë nga Ardian Ismajli e Berat Gjimshiti.

Në listën e përbërë nga 25 futbollistë ka ndryshime të pakta në krahasim me sfidat ndaj Çekisë dhe Polonisë në shtator. Rikthimi i madh është ai i Armando Brojës, i cili e ka lënë pas dëmtimin në gju dhe së fundmi edhe ka luajtur me Celsin në Premier Ligë. Këtë herë do të mungojë Odise Roshi, nuk është thirrur sërish Abrashi, ndërsa të tjerët janë konfirmuar nga braziliani.

Lexo më tej: Sylvinho pa ‘doreza’, nga Abrashi i shkurtër, te pankina për Brojën: “Çekia një finale, llogaritë në nëntor”


Berat Gjimshiti ishte ndër lojtarët më të mirë të Atalantës në fitoren kundër Sportingut në Lisbonë në Europa League, por u zëvendësua në minutën e 54-t për shkak të një dëmtimi. Mbrojtësi shqiptar pati probleme muskulore në kofshën e djathtë dhe nuk mundi ta vazhdonte më lojën. Sipas lajmeve nga Italia, ai nuk do të luajë me Atalantën të dielën në ndeshjen kundër Lacios në Romë. Kjo shkakton dyshim të fortë për pjesëmarrjen e tij në ndeshjen e Shqipërisë kundër Çekisë vetëm katër ditë më pas, më 12 tetor. Edhe Ismajli u dëmtua në ndeshjen e Empolit në Serie A dhe dëmtimi i tij duket edhe më serioz.

ANKTHI I TEKNIKUT SYLVINHO

“Jemi në kontakt do të presim”, tha Sylvinho në konferencë për shtyp në lidhje me situatën e Ismajli. Braziliani është dukshëm i shqetësuar për faktin se rrezikon të mbetet pa dy qendërmbrojtësit titullarë. Në listë janë edhe Veseli e Ajeti, por Sylvinho do të vendosë vetëm pasi lojtarët të kenë mbërritur në grumbullim.

Shqipëria do të nisë zyrtarisht përgatitjet të hënën, më 9 tetor, në “Shtëpinë e Futbollit”. Kombëtarja kuqezi do t’i luajë në “Air Albania” të dyja ndeshjet e tetorit. Fillimisht Shqipëria përballet me Çekinë më 12 tetor, prej orës 20:45. Ndërsa më pas në program është miqësorja me Bullgarinë më 17 tetor.

#Ismajli #Gjimshiti #mund #të #ndryshojnë #listën #emrave #Sylvinho #në #ankth #për #qendërmbrojtësit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button